Shqiptari më i urryer në Amerikë kërkon lirimin nga burgu: Po më preku Covidi, vdes

  • E.K /
  • 08 January 2021 - 10:08
Shqiptari më i urryer në Amerikë kërkon lirimin nga burgu: Po më preku Covidi, vdes

Martin Shkreli nuk duhet të dalë herët nga burgu herët, sepse nuk i vjen keq për krimet e tij.

Kështu kanë argumentuar prokurorët federal të Brooklyn për “njeriun më të urryer në Amerikë” Ndihmës Avokatja e SHBA Alixandra Smith paraqiti një kërkesë të enjten, duke kundërshtuar ofertën e dytë të Shkrelit për lirim, pasi ai nuk është penduar për krimin dhe ka shpërfillur sistemin e drejtësisë.

Ish-CEO i kompanisë farmaceutike fitoi titullin “Njeriu më i Urryer në SHBA në Amerikë” pas rriti me 5000% çmimin e ilaçit AIDS Daraprim, për të cilin u padit vitin e shkuar nga Komisioni Federal i Tregtisë.

Sipas akuzës, Shkreli përmes një skeme antikonkurruese ka detyruar pacientët që kanë nevojë për ilaçin të paguajnë shumë të mëdha parash.

Sipas Smith, Martin Shkreli nuk është në kushte të tilla shëndetësore që të përfitojë përgjysmimin e dënimit prej 7 vitesh burg. Në lëvizjen e tij të parë ligjore, Shkreli argumentoi se, për shkak të alergjive dhe astmës, ai do të përballej me një vdekje të mundshme nëse do të infektohej me koronavirus. Ndër të tjera, ai pretendon se përkeqësimi i shëndetit mendor ka “dobësuar edhe sistemin e tij imunitar.

(Kosova Sot Online)