Vulin ankohet sërish, thotë se disa “banda të armatosura ” në kufi me Kosovën po ia prenë pyjet Serbisë

  • G.G /
  • 08 January 2021 - 12:43
Vulin ankohet sërish, thotë se disa “banda të armatosura ” në kufi me Kosovën po ia prenë pyjet Serbisë

Ministri i Brendshëm i Serbisë,  Aleksandar Vulin ka thënë se problemi më i madh në Zonën e Sigurisë Tokësore me Kosovën janë siç i ka quajtur “bandat e armatosura të hajdutëve të pyjeve të cilët pushtojnë nga Kosova dhe shpesh qëllojnë mbi forcat e sigurisë serbe”.

Vulin në një intervistë për portalin serb “Kosovo Online” ka folur edhe për bashkëpunimin me KFOR .

Ai thotë se situata në Zonën e Sigurisë Tokësore është e qetë për momentin, por sipas tij “kjo nuk do të thotë që ndryshimet nuk mund të ndodhin shumë shpejt”.

“Ajo që rrezikon situatën në Zonën e Sigurisë Tokësore janë bandat e shpeshta shqiptare të hajdutëve të pyjeve që kalojnë, presin pyje, krijojnë probleme serioze dhe shumë shpesh qëllojnë mbi anëtarët e shërbimeve të sigurisë serbe”.

“Ata janë gjithmonë të pajisur, të armatosur dhe është e qartë se ato janë banda kriminale të organizuara. KFOR-i nuk na ndihmon aspak. Ata besojnë se nuk është përgjegjësi e tyre, dhe policia e Kosovës po vepron më shumë si një aleat sesa si dikush që duhet t’i parandalojë ata të kryejnë krime të tilla”, tha ai.

(Kosova Sot Online)