Tentuan ta vrasin duke e goditur me sopatë, arrestohen dy persona në Janjevë

  • E.K /
  • 08 January 2021 - 13:45
Tentuan ta vrasin duke e goditur me sopatë, arrestohen dy persona në Janjevë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimet për vrasje në tentativë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës.

“Më datë 06.01.2021 rreth orës 20:00, është raportuar se në rrugën “ Dardania ” në Janjevë,  ka pasur një zënkë në mes të dy personave që ka derivuar përleshje mes tyre. Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”, thuhet në komunikatë.

Rezultatet e këtyre veprimeve kanë nxjerrë në pah dyshimet se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari kryesor së bashku me një të dyshuar tjetër ka sulmuar me sëpatë viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.

Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dy të dyshuarit;

ë             K. P, mashkull 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

ë             SH. P, mashkull 14 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

të cilët më datë 07.01.2021,  në prezencën e avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të qendrës për punë sociale janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 24 orë për procedim të mëtejmë nën dyshimet për  vrasje në tentativë.

(Kosova Sot Online)