A po i vjen fundi në politikë mashtruesit e rusofilit Behgjet Pacolli?

A po i vjen fundi në politikë mashtruesit e rusofilit Behgjet Pacolli?

Gani Qarri

  • 08 January 2021 - 13:23

Shkruan: Gani Qarri

Bashkërendimi apo koalicioni i cilës do parti me këtë grupacion gati të shuar politik, të krijuar nga mashtruesi e rusofili i pështirë Behgjet Pacolli, do të jetë një humbje e madhe dhe ndoshta e pa kompensueshme, nëse mashtrohet dhe e merr nën ombrellën e vetë politike, këtë super mashtrues i cili prej se ka hyrë në politikë, nuk i ka dhënë asgjë te mire shtetit tonë të brishtë, përveç se e ka keqpërdorë atë për të zhvatur për interesat e veta mafio-oligarkiste, duke qenë në vijimësi kriminalisht i lidhur me mafio-oligarkët e politikes ne bashkë ortakëri kriminale , dhe gjithmonë në dëm të Kosovës!

-Siç shihet e dëshmohet tanimë edhe publikisht në opinion dhe mediat vendore, biznesmeni dubioz dhe i dështuari më i madh politikë bashkë me ortaket e tij të super inkriminuar në vend Behgjet Pacolli, kohët e fundit po përpiqet serish që të kontrabandohet me të gjitha mënyrat edhe për një mandat të ri parlamentar, tanimë duke keqpërdorur LDK-në e Ibrahim Rugovës, për futjen dhe garimin e partisë së tij inekzistente nën ombrellën e segmenteve të mëdha politike, si LDK, për tu bërë pjesë e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme që me 14 shkurt të këtij viti pritet të mbahen në Kosovë.

Për aq më tepër biznesmeni i super inkriminuar në kapjen e shtetit dhe i dështuari më i madh politik në Kosovë Behgjet Pacolli, po mundohet me çdo mjet që të kontrabandohet edhe në një mandat në legjislaturën pasuese të Kuvendit, tanimë përmes futjes nën ombrellë e LDK-së së tej degraduar nga Isa Mustafa me shokë, pasi që tanimë është plotësisht i vetëdijshëm, se e ka të sigurt vdekjen politike nëse mbetet për të garuar i vetëm “si peshku ne zalle”, si segment praktikisht inekzistent në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen në gjysmën e muajit që vjen.

AKR, kohëve të fundit ka rënie të atillë drastike, sa që, qysh nga zgjedhjet e kaluara, gati as nuk është përmendur më, se ekzistonte si parti dhe segment politik, por përkundër faktit se ende nuk është shprehur dakordimi nga të dy palët, sipas AKR-s, ekziston vullneti që pas plotësimit të procedurave paraprake, të "zyrtarizohet" koalicioni LDK-AKR, gjë që jo vetëm se nuk është konfirmuar edhe nga vet LDK, por sipas njoftimeve më të reja, ajo edhe refuzon përfundimisht koalicionin me ngrehinën pothuajse të amshuar të rusofilit Behgjet Pacolli !.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".