Çdo qytetar mbi 16 vjeç do të vaksinohet deri në fund të marsit

  • A.P /
  • 08 January 2021 - 15:40
Çdo qytetar mbi 16 vjeç do të vaksinohet deri në fund të marsit

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se brenda  12 javëve, do të vaksinohet e gjithë popullsia, pas një marrëveshje me Pfizer që do të përshpejtojë dërgesat në Izrael.

“Ne do të jemi vendi i parë që do të mposhtë koronavirusin. Marrëveshja që kam arritur me Pfizer na lejon të vaksinojmë të gjithë shtetasit izraelitë mbi moshën 16 vjeç deri në fund të marsit, dhe ndoshta edhe para kësaj.

Me fjalë të tjera, ne do të vaksinojmë të gjithë popullatën, tha ai në një deklaratë televizive.

Netanyahu, i cili do të gjykohet të mërkurën, për korrupsion po përshpejton programin e vaksinimit të Izraelit si pikën kryesore të fushatës së tij të rizgjedhjes.

Zgjedhjet e vendit do të mbahen më 23 mars – vetëm katër ditë para Pashkës Seder, një nga netët më të rëndësishme në kalendarin hebre.

Rregullat e reja hynë në fuqi në të gjithë vendin në mesnatën e së premtes në një përpjekje për të ulur numrin e rasteve të reja. Netanyahu u bëri thirrje izraelitëve të bëjnë “një përpjekje të fundit dhe të respektojnë rregullat.

(Kosova Sot Online)