Përleshje në një restorant në Malishevë, gjashtë të lënduar e një prej tyre në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 10:59
Përleshje në një restorant në Malishevë, gjashtë të lënduar e një prej tyre në gjendje të rëndë

Gjashtë persona janë lënduar nga një përleshje që ka ndodhur në njjë restorant në Malishevë. Njëri nga të lënduarit është lënduar rëndë dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:05. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas tretmanit mjekësor, ndërsa i dyshuari që është lënduar rëndë është nën arrest dhe në përkujdesje të Policisë në QKUK.

“Kijevë Malishevë 08.01.2021 – 15:05. Ka ndodhë një përleshje mes disa personave deri sa ishin në një restorant. Gjatë rrahjes janë përdorë mjete të forta dhe të mprehta dhe si pasojë janë lënduar gjashtë persona, njëri prej tyre ka lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Personat e tjerë pas marrjes së tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i lënduar është nën arrest dhe në përkujdesje të policisë në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)