Policia jep detaje për sulmin fizik ndaj infermierëve dhe anesteziologëve në Infektivë

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 11:05
Policia jep detaje për sulmin fizik ndaj infermierëve dhe anesteziologëve në Infektivë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin  sulmit fizik ndaj infermierëve dhe anesteziologëve në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas policisë një familjarë i një pacienti të shtrirë në këtë klinikë i ka kanosur të njëjtit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“QKUK 08.01.2021 – 14:40. Dy viktima femër dhe mashkull  kosovar infermiere dhe anesteziolog, kanë raportuar se për deri sa ishin në vendin e punës, janë kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një familjar i një pacienti i cili ishte i shtruar në QKUK. I dyshuari është larguar në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Media mëson se gjendja e familjarit të dyshuarit është përkeqësuar si pasojë e infektimit me virusin Covid-19. Kështu ai në shenjë të pakënaqësisë ka sulmuar infermierët dhe anesteziologët e klinikës. 

(Kosova Sot Online)