Kapen dy shqiptarë në Kastoria, në kamion kishin edhe 55 kg kanabis

  • E.K /
  • 11 January 2021 - 10:43
Kapen dy shqiptarë në Kastoria, në kamion kishin edhe 55 kg kanabis

Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi brenda kamionit të tyre u gjetën dhe u sekuestruan 55 kg kanabis. Operacioni u zhvillua në Kastoria. Të arrestuarit janë të moshës 32 dhe 24 vjeç.

Të rinjtë u arrestuan në momentin që po hipnin në kamion pas një ndalese. Lënda narkotike ishte e ndarë në 30 pako dhe gati për treg. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 5 celularë, 6 karta telefoni dhe 1,220 euro.

(Kosova Sot Online)