IKSHPK kërkon respektim të masave kundër koronavirus edhe gjatë tubimeve

  • E.K /
  • 11 January 2021 - 10:58
IKSHPK kërkon respektim të masave kundër koronavirus edhe gjatë tubimeve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka kërkuar edhe njëherë që të respektohen masat mbrojtëse kundër COVID-19.

Nga IKSHPK është thënë se respektimi i masave duhet të bëhet edhe gjatë tubimeve publike.

“Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, është thënë nga IKSHPK.

Njoftimi i plotë:

Duke pasur parasysh vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, IKSHPK përsërit thirrjen për

zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia

COVID-19.

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për

respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin

dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për

parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe

obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen

nga pandemia COVID-19.

Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese

për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve

publike.

Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së

infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.

Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet

përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme

për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin

dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Qytetarë të nderuar,

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:

Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

(Kosova Sot Online)