Ndërkombëtarët nuk mashtrohen, po na shohin mbi 10 vite se si nëntoka e krimit të organizuar që kishte kapur edhe majën e shtetit!

Ndërkombëtarët nuk mashtrohen, po na shohin mbi 10 vite se si nëntoka e krimit të organizuar që kishte kapur edhe majën e shtetit!
Ndërkombëtarët nuk mashtrohen, po na shohin mbi 10 vite se si nëntoka e krimit të organizuar që kishte kapur edhe majën e shtetit!

Hasan Preteni

  • 11 January 2021 - 07:51

Shkruan: Hasan Preteni

Duhet të punojmë për të mirën e vendit, duhet ta ç ’kapin shtetin, duhet të luftojmë krimin e organizuar e ai luftohet duke e hequr një pjesë të këtij krimi nga partitë politike. Nuk ka krim të organizuar nëse nuk përfshihet politika. Vlerësimet nga jashtë do të reflektojnë nga situata e brendshme. Do të shpërblehen vetëm rezultatet reale. Në çdo shtet ka mafi por në disa vende shteti e lufton mafinë, e në disa shtete, ( lexoje Kosova), politika bashkëvepron me mafinë E gjitha e ka fillimin dhe fundin e vetë, uroj që e keqja të ketë arritur fundin.

-Të gjitha kinse përpjekjet për përmbushjen e agjendës Evropiane, kanë dështuar. Komuniteti ndërkombëtar në këtë rast edhe BE-ja, nuk mundë të mashtrohen nga politikanet hipokrit, të padijshëm dhe të korruptuar. Performanca e mekanizmave shtetërore vlerësohet në bazë të të arriturave brenda shtetit, pastaj këto rezultate vlerësohen nga të tjerët dhe pasojnë shpërblimet ose sanksionet. Kosova nuk ka lëvizë në asnjë drejtim. Nuk ka rezultate në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, nuk ka luftim të krimit të organizuar, nuk ka aktgjykime e as konfiskime që ja vlen të potencohen ose vlerësohen.

Këta hipokritët tanë e kanë punuar të kundërtën, duke tentuar të jenë servil të mekanizmave ndërkombëtare, e kanë dëmtuar edhe më shumë vendin e vetë. I bënë të gjitha ndyrësirat duke ju përshtatur agjendës së Trumpit dhe shihni si e dëmtuan vendin. Tani këto 5.5 milionët për zgjedhje duhet kërkuar nga Isa Mustafa me kompani, e ata le ti kërkojnë nga Trumpi. Është momenti historik që e gjithë kjo të ndryshoj.14 Shkurti është momenti. Qytetarët e vetëdijesuar duhet të rrumbullakojnë emrat e personave që nuk janë "koritur" deri më tani. Duhet të përcaktohen për emra me dinjitet dhe integritet. Pa njerëz të tillë nuk do të kemi as institucione me integritet dhe me dinjitet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".