Pamje se si ekipet e FSK-së po u ndihmojnë qytetarëve të largohen me varkë nga shtëpitë e tyre

  • G.G /
  • 11 January 2021 - 12:55
Pamje se si ekipet e FSK-së po u ndihmojnë qytetarëve të largohen me varkë nga shtëpitë e tyre

Ekipet e Kërkim -Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) janë duke realizuar operacionet e Kërkim Shpëtimit pas vërshimeve të ujit gjatë ditëve të fundit.

Opercaionet janë duke u realizuar në disa lokacione të territorit të Republikës së Kosovës: KK Fushë Kosovë, Gjakovë, Drenas, në objektin e Klinikes së Pomologjisë në QKUK – Prishtinë, ku ekipet janë duke realizuar operacionet e ndihmës për personat e ngujuar nëpër shtëpitë e tyre.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në bazë të misionit të saj është gjithmonë e gatshme që të kryej operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe t’i ndihmoj autoritet civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera”, thuhet tutje në njoftimin e tyre. 

(Kosova Sot Online)