Mbesin pa ujë disa zona të Prishtinës, kjo është arsyeja

  • 11 January 2021 - 18:26
Mbesin pa ujë disa zona të Prishtinës, kjo është arsyeja

Para pak çastesh është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali, shkak i këtij dëmtimi janë vërshimet, njofton Ujësjellësi KRU “Prishtna”.

“Pa ujë të pijshëm janë : Hajvalia, Çagllavica dhe lagjja Veternik.

Natyra e dëmtimit, e shkaktuar nga vërshimet është tejet e ndërlikuar që të sanohet sot në orët e mbrëmjes.

Sanimi pritet të realizohet nesër në mëngjes”, thuhet tutje në njoftimin e tyre. 

(Kosova Sot Online)