Lexoni edhe:
Ish-njeriu i afërt i Rugovës do të jetë kandidat i LDK’së për deputet
I pari i AAK’së Ramush Haradinaj thotë se nuk do të kenë kandidat për kryeministër. Por listës zgjedhore të deputetëve do tu prijë vetë ai. Haradinaj thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit, synojnë pozitën e presidentit.
Nga të gjitha forcat politike që garojnë në zgjedhje Aleanca nuk ka kandiduar askënd për kryetar qeverie por ka shkuar me propozimin për president. Forcat e tjera kanë bërë propozimet e veta, në njëfarë mënyrë, mos ta quajmë, është lëshim rruge, është krijim i një hapësire të ndërsjellë për partneritet me partitë tjera”, tha Haradinaj.
“Po jam bartës i listës, kemi listën me numrin e kandidatëve, aq sa parasheh ligji që mundem me kandidu ndërsa në të njëjtën kohë do të kemi kuadro shumë të zot’, theksoi ai.
Ish-njeriu i afërt i Rugovës do të jetë kandidat i LDK’së për deputetLexoni edhe:
‘Unë kam udhëhequr dy herë qeverinë, nuk është që s’di me bë atë punë por kam vlerësuar realitetin politik dhe krejt zhvillimet e deritanishme dhe kam menduar se është e pranueshme që këtë herë të garojë për një përgjegjësi tjetër’, shtoi ai.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shpallur zgjedhjet e reja parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt dhe ka shpërndarë parlamentin.
Qeveria Hoti u votua më 3 qershor, 2020 me 61 vota, pas rrëzimit të qeverisë paraprake të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.
(Kosova Sot Online)