Ish-njeriu i afërt i Rugovës do të jetë kandidat i LDK’së për deputet

  • A.P /
  • 11 January 2021 - 20:21
Ish-njeriu i afërt i Rugovës do të jetë kandidat i LDK’së për deputet

Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtori më i afërt i ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, pritet të jetë kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajmin për kandidimin e tij për deputet e ka bërë përfaqësuesi i LDK-së nga dega e parë në Prishtinë, Dasmor Durmishi.

“LDK Dega e Parë Me Dy kandidat për Deputet nga dega jonë Feim Salihu,  Adnan Merovci”, ka shkruar Durmishi në profilin e tij në Facebook.

Merovci ka ushtruar funksione të larta publike në Kosovë, duke qenë kryetar i KQZ-së dhe Kryeshef i PTK-së. Ai po ashtu ka publikuar edhe një libër kushtuar kujtimeve të tij me Presidentin Rugova.

(Kosova Sot Online)