Këto janë komunat me rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 12 January 2021 - 15:12
Këto janë komunat me rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe 4 persona si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 279 raste të reja të infektuara.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.751 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Prizren 32 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Podujevë 10 raste, Rahovec 9 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 7 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste, Ferizaj 2 raste, Junik 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Novobërdë, Obiliq dhe Skenderaj

(Kosova Sot Online)