Moti i ftohtë e me borë sot dhe nesër

  • E.K /
  • 13 janar 2021 - 08:02
Moti i ftohtë e me borë sot dhe nesër

13.01.2021 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë.  Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe të dobëta bore.  Nga Dukagjini shi i dobët, e me rënie të temperaturave borë e dobët. 

Temperaturat në vise të ulëta -4C deri 4C, e në vise malore -5C deri -1C.  Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-8m/s.  Indeks UV 1.

14.01.2021 – Mot më i ftohtë.  Paradite me kthjellime.  Ditën kryesisht me vransira, e pasdite priten reshje të shkurta bore, që vende-vende mund të jenë edhe të intensitetit mesatar.  Deri në mbrëmje reshjet pushojnë e priten edhe kthjellime. 

Temperaturat në vise të ulëta -6C deri 1C, e në vise malore -12C deri -3C.  Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 1-7m/s.  Indeksi UV: 1.

(Kosova Sot Online)