Patriotët duhet të veprojnë tash, të ndryshohet Kushtetuta për president të zgjedhur nga populli e jo pazare politike

Nexhmedin Spahiu

  • 13 January 2021 - 07:57

Shkruan: Nexhmedin Spahiu

Ajo çfarë, patriotët e këtij vendit duhet të mendojnë për të ardhmen, është që ta amandamentojnë Kushtetutën në mënyrë që presidenti i Kosovës të zgjidhet direkt nga populli dhe të mos prodhojmë kriza politike e institucionale sa herë që duhet të zgjidhet presidenti.

-Çështja se kush do të jetë President i vendit, është qenësore se kah do të drejtohet vendi në të ardhmen. Pak a shumë është e qartë se kush do të jetë kryeministër i vendit, por mënyra se si ky kryeministër do të qeverisë do të varet nga fakti se kush do të zgjidhet president i vendit. Se kush do të jetë president do të varet edhe nga rezultati zgjedhor. Ky rezultat do të përcaktojë matematikat e bërjes së Presidentit apo edhe dështimit për zgjedhjen e Presidentit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".