Gjendet pa shenja jete një grua brenda veturës në Gjilan

  • A.P /
  • 13 January 2021 - 19:56
Gjendet pa shenja jete një grua brenda veturës në Gjilan

Një femër e moshës 56 vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda një veture në Partesh.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot  rreth orës  17:24  jemi  njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjendet një femër që dyshohet se është pa shenja jete.

Ndihma parë ka shkuar në atë lokacion dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani.

Trupi i pajetë i viktmës është dërguar për obduksion.

(Kosova Sot Online)