KQZ-ja tregon sa aplikime ka pranuar nga diaspora deri pasditen e sotme

  • A.P /
  • 13 January 2021 - 18:51
KQZ-ja tregon sa aplikime ka pranuar nga diaspora deri pasditen e sotme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar rreth 1500 aplikime deri pasditen e sotme, nga qytetarë jashtë Kosovës, për t’u regjistruar si votues të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka thënë se kjo shifër nuk është finale pasi kohë pas kohe pranojnë aplikime nga diaspora.

”Para pak orëve, në ora 16:00 patëm një mbledhje si KQZ dhe u bënë të ditura shifrat e para sa i përket numrit të aplikacioneve që janë pranuar nga jashtë vendi, për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës. Janë diku 1500 emaile që kemi pranuar, dhe ato do të shqyrtohen për të ditur saktë numrin e aplikimeve. Ky numër ndryshon kohë pas kohe për faktin se përmes emaileve presim vazhdimisht aplikacione”, tha Elezi.

(Kosova Sot Online)