Pas ndalesës për të hyrë në Kosovë të Petkoviqit, Lista Serbe kërkon nga BE’ja që të reagojë

  • G.G /
  • 14 January 2021 - 13:00
Pas ndalesës për të hyrë në Kosovë të Petkoviqit, Lista Serbe kërkon nga BE’ja që të reagojë

Lista Serbe ka reaguar pas vendimit për të ndaluar hyrjen e Petar Petkoviqit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook Lista Serbe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë urgjentisht rreth ndalimit për hyrje në Kosovë të Drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

“Lista Serbe fuqishëm dënon vendimin për të ndaluar drejtorin e Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq të vizitojë shtëpitë e serbëve të prekur nga përmbytjet dhe kërkon nga BE’ja që të reagojë urgjentisht për shkeljen flagrante të marrëveshjes së Brukselit por edhe të marrëveshjes së Bashkimit Evropian për lëvizje të lirë”, thuhet në postim.

Tutje në postim thuhet se  janë të zhgënjyer nga heshtja e bashkësisë ndërkombëtare.

“Çka na zhgënjen neve është heshtja e komunitetit ndërkombëtar që është i ftuar të reagojë për këto provokime dhe shkelje të marrëveshjes. Ne jemi të shqetësuar nëse heshjta është shenjë e aprovimit”, thuhet në postim.

https://www.facebook.com/srpskalista.net/posts/2829101750742917

(Kosova Sot Online)