India fillon fushatën më të madhe të vaksinimit në botë

  • G.G /
  • 16 January 2021 - 12:20
India fillon fushatën më të madhe të vaksinimit në botë

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, njoftoi për fillimin e fushatës më të madhe të vaksinimit kundër koronavirusit. Vetëm në fazën e parë të kësaj fushate pritet të vaksinohen mbi 30 milionë punëtorë.

Vetëm gjatë ditës së parë të fushatës së vaksinimit është planifikuar që të vaksinohen 300.000 punëtorë. Në mbarë vendin janë hapur mbi 3.000 qendra të vaksinimit, shkruan Anadolu.

“Kemi dhënë shembull për botën në shumë hapa. Një vaksinim i tillë në shkallë të këtillë nuk është bërë kurrë në histori. Janë mbi 100 shtetet me më pak se 30 milionë banorë dhe India po e kryen vaksinimin e kësaj popullsie vetëm në fazën e parë”, tha kryeministri Modi.

“Dy doza të vaksinës së koronës janë absolutisht thelbësore. Mos e bëni gabimin që të mos e merrni dozën e dytë. Dy javë pas dozës së dytë, do ta zhvilloni fuqinë që ta luftoni koronën. Njësoj siç keni qëndruar të durueshëm gjatë luftës me Covidin, duhet ta tregoni durimin e njëjtë në vaksinim”, shtoi ai.

Në kryeqytetin New Delhi, disa zyrtarë të lartë shëndetësorë ishin në mesin e personave të parë që e morën vaksinës. “U mbajta nën vëzhgim për 25-30 minuta pas vaksinimit, por gjithçka shkoi mirë dhe unë jamë mirë”, tha një punëtor shëndetësor.

Ndryshe, India është në mesin e shteteve me më së shumti infektime dhe vdekje nga Covid-19 në botë. Deri tani, në këtë shtet janë regjistruar mbi 10 milionë e gjysmë të infektuar dhe rreth 152.000 viktima.

(Kosova Sot Online)