Avdullah Hoti: Vetëm me LDK’në shteti ka normalitet

  • E.K /
  • 16 January 2021 - 16:46
Avdullah Hoti: Vetëm me LDK’në shteti ka normalitet

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti nga Klina ka thënë sot se vetëm me LDK’së shteti ka normalitet.

Këtë deklaratë Hoti e dha gjatë takimin me strukturat dhe me simpatizantët e LDK’së në këtë qytet.

Postimi i plotë:

Mesazhi nga Klina, vetëm me LDK-në shteti ka normalitet!

Takim me struktura dhe simpatizantë diskutuam për rrugën drejt fitores sonë të përbashkët.

Vullneti dhe entuziazmi i tyre tregonte qartë nevojën për të vazhduar me frymën e shtëpisë sonë politike.

Do të përkrahim bizneset sepse janë shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Zoti e bekoftë Klinën!

Zoti e bekoftë LDK-në!

(Kosova Sot Online)