Shpërthen zjarri në oborrin e QKUK’së

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 09:31
Shpërthen zjarri në oborrin e QKUK’së

Në afërsi të repartit të Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të shtunën ka shpërthyer një zjarr.

Rasti ka ndodhur të shtunën në orën 21:50, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas Policisë, zjarri ka shpërthyer në një barakë të pabanuar.

“Është raportuar se në afërsi të repartit të Pulmologjisë në QKUK, një barakë e pa banuar kishte marrë zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur Policia.

(Kosova Sot Online)