Goditi me dron helikopterin e policisë, rrezikon të dënohet me burgim

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 10:25
Goditi me dron helikopterin e policisë, rrezikon të dënohet me burgim

Goditi me dron helikopterin e policisë, rrezikon të dënohet me burgim

Një burrë në Kaliforni rrezikon të dënohet me burg pasi goditi me dron një helikopter të policisë. Andrew Hernandez pranoi fajin para gjykatës dhe tani rrezikon një vit burg dhe gjobë deri në 250 000 dollarë.

Burri kishte nisur dronin për të parë më mirë nga lart një skenë krimi, që kishte ndodhur pranë shtëpisë së tij në Hollivud. Por, droni goditi helikopterin e policisë që po ndiqte grabitjen dhe e detyroi atë që të bënte një ulje emergjence.

Dënimi për të do të jepet në 12 prill. Nëse burgoset, ai nuk do të jetë personi i parë që dënohet me heqje lirie në SHBA për shkak të dronit. Në vitin 2017, një burrë në Uashington u dënua me 1 muaj burg pasi goditi me dron një grua, të cilën e la pa ndjenja.


(Kosova Sot Online)