Arrestohen gjashtë persona në lidhje më një rrahje
Një përleshje e rëndë ka ndodhur sonte në një nga kafiterit në qytetin e Vushtrrisë, ku të përfshirë kanë qenë një grup personash.
Lidhur me rastin, është deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
Ky i fundit, ka bërë të ditur se për shkak të rastit, janë arrestuar gjashtë persona.
‘’Lidhur me përleshjen e raportuar rreth orës 20:00 në Vushtrri, policia ka arrestuar gjashtë persona të përfshirë ne rast, ndaj të cilëve po zhvillohen procedurat e intervistimit.’’, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)
