Përurohet aneks-objekti i Agjencisë së Forenzikës, tani zbulimi i rasteve kriminale do të bëhet më lehtë

  • E. /
  • 18 January 2021 - 10:43
Përurohet aneks-objekti i Agjencisë së Forenzikës, tani zbulimi i rasteve kriminale do të bëhet më lehtë

Sot është përuruar aneks-objekti i Agjencisë së Fornezikës në Kosovë.

Në përurimin e saj, mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Me këtë rast ai tha se kjo Agjenci mbetet model për shtetet e rajonit dhe se kompletimi i infrastrukturës së nevojshme do tu ndihmojë në zgjedhjen e rasteve.

“Ju përgëzoj që po kompletohet infrastruktura e nevojshme për zgjedhjen e rasteve. Këto aktivitete janë kryer pa zhurmë. Është Agjenci model në regjion. Policia e Kosovës mbetet ndër institucionet më kredibile. Bashkëpunimi jonë me partnerët tanë ndërkombëtar do të vazhdojë”, ka thënë ai.

Ndërsa, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu tha se ndërtimi i këtij objekti shënon një sukses të madh.

“Po përurohet aneksi që funksionon në kuadër të MPB-së që shënon një sukses të lartë. Zhvillimi i kërkimeve shkencore të shëndosha ndryshon në të gjitha vendet e Evropës. Sistemet e drejtësisë penale mbështeten në shërbimet e laboratorëve të forenzikës”, tha ai.

Drejtori i Agjencisë, Blerim Olluri, tha se nuk kanë pasur hapësirë të mjaftueshme për kryerjen e punëve të përditshme, derisa ka falënderuar UNDP’në OSBE’në e ambasadën gjermane për përkrahje.

“Duke ditur se shkenca e forenzikës luan një rol të rëndësishëm në drejtësi. Si agjenci e pavarura luan një rol të fuqishëm për ofrimin e provave penale për çështjet civile. Kemi pasur shumë sfida. Shtetet e Bashkuar ndihmuan agjencinë me mbi 15 milionë euro po ashtu edhe Komisioni Evropian me 1.2 milion euro për funksionalizimin e laboratorëve të ndryshëm”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)