Dënohet me burg trashëgimtari i Samsung: Vendimi i gjykatës ‘shkund’ kompaninë dhe krijon pikëpyetje për të ardhmen

  • E.K /
  • 18 January 2021 - 10:57
Dënohet me burg trashëgimtari i Samsung: Vendimi i gjykatës ‘shkund’ kompaninë dhe krijon pikëpyetje për të ardhmen

Trashëgimtari i Samsung Lee Jae Yong është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg nga gjykata e lartë në Korenë e Jugut.

Lee ka qenë de-facto kreu i ‘Samsung Electronics’ që prej 2014.

BBC raporton se ky zhvillim do të ketë implikime për të ardhmen e tij kundrejt kompanisë. Lajmet për dënimin e tij kanë bërë që aksionet e kompanisë të bien me 4 %.

Ekspertët shrehen se ky dënim mund të krijojë një boshllëk në lidership e të ndikojë negativisht në vendimmarrjen e kompanisë lidhur me investimet e mëdha të  ardhshme që do të duhet të bëhen.

Lee mori kompaninë kur babai i tij Lee Kun-hee u shtrua në spital si pasojë e një ataku kardiak.

(Kosova Sot Online)