Pse bota ka nevojë për viruse që të funksionojë

  • E.K /
  • 18 January 2021 - 13:50
Pse bota ka nevojë për viruse që të funksionojë

Nëse të gjitha viruset zhduken, bota do të ishte shumë më ndryshe, dhe jo domosdoshmërisht për mirë. Por çfarë saktësisht do të ndodhte?

Viruset duket se ekzistojnë vetëm për të shkaktuar shkatërrim në shoqëri dhe për t’i sjellë njerëzimit vuajtje. Ato kanë kushtuar jetë të panumërta njerëzish gjatë viteve, shpesh duke rrëzuar pjesë të konsiderueshme të popullsisë globale, nga epidemia e gripit në vitin 1918 e cila mori jetën e  50 deri në 100 milion njerëzve.

Nëse do të jepej zgjedhja për të tundur një shkop magjik për të  zhdukur të gjithë viruset, bota do të ishte krejtësisht ndryshe. Megjithatë, ky do të ishte një gabim vdekjeprurës, më vdekjeprurës, në fakt, sesa çdo virus që mund të ishte ndonjëherë.

Nëse të gjitha viruset do të zhdukeshin papritmas, bota do të ishte një vend i mrekullueshëm për rreth një ditë e gjysmë, dhe atëherë të gjithë do të vdisnim’’ thotë Tony Goldberg, një epidemiolog në Universitetin e Wisconsin-Madison. “

Shumica dërrmuese e viruseve nuk janë patogjene për njerëzit, dhe shumë nga viruset luajnë role esenciale në mbështetjen e ekosistemeve. Të tjerët ruajnë shëndetin e organizmave individualë, gjithçka, nga kërpudhat dhe bimët te insektet dhe njerëzit. “Ne jetojmë në një ekuilibër, në një ekuilibër perfekt”, dhe viruset janë  pjesë e kësaj, thotë Susana Lopez Charretón, një virologe në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës. ‘’Pa viruse bota do të mbaronte’’, shton ajo.

Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për rolin që kanë viruset në mbështetjen e një pjese të madhe të jetës në Tokë, sepse ne priremi të përqendrohemi vetëm në ato që i shkaktojnë telashe njerëzimit. Pothuajse të gjithë virologët studiojnë vetëm patogjenët, vetëm kohëve të fundit disa studiues të patrembur kanë filluar të hetojnë viruset që na mbajnë ne dhe planetin gjallë, shkruan BBC 

(Kosova Sot Online)