Hoxhaj: Fondi prej 1 miliard eurove i Rimëkëmbjes, rritë pensionet 40% dhe ndihmat sociale mbi 30%

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 21:56
Hoxhaj: Fondi prej 1 miliard eurove i Rimëkëmbjes, rritë pensionet 40% dhe ndihmat sociale mbi 30%

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se fondi prej 1 miliard eurove do të ketë si synim edhe lehtësimin e jetesës së qytetarëve, duke rritur pensionet deri në 40% dhe ndihmat sociale mbi 30%, për të gjithë përfituesit.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka treguar se në një takim me strukturat e PDK-së në Fushë Kosovës, ka prezantuar në detaje programin e PDK-së për rimëkëmbje ekonomike e politike.

Lexoni të plotë statusin:

PDK është e vendosur dhe e bashkuar për të realizuar programin e Rimëkëmbjes në të gjitha qytetet në Kosovë. Pritje të jashtëzakonshme patëm nga strukturat e partisë në Fushë Kosovë, ku prezantova në detaje programin e PDK-së për rimëkëmbje ekonomike e politike.

Fondi prej 1 miliard eurove do të ketë si synim edhe lehtësimin e jetesës së qytetarëve tanë, duke rritur pensionet deri në 40% dhe ndihmat sociale mbi 30%, për të gjithë përfituesit. Këto janë vetëm disa nga veprimet e para që do t’i ndërmarrim në muajt e parë të qeverisjes. #Rimëkëmbje

(Kosova Sot Online)