Në këtë qytet të Europës nga nesër nuk mund të pish duhan në parqe dhe stacione

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 23:19
Në këtë qytet të Europës nga nesër nuk mund të pish duhan në parqe dhe stacione

Nga e marta, 19 janar, në Milano askush nuk do të mund të pijë duhan në parqe, varreza, ndalesa tramvaji, stadiume (kur ato të hapen përsëri për publikun) nëse nuk ndodhet në një distancë dhjetë metra nga personi tjetër që pi duhan.

Po ndërsa vendimi hyn në fuqi nga nesër, nuk ka asnjë njoftim publik apo fushata të veçanta komunikimi mbi këtë temë.

Thjesht nga nesër inspektorët do të dalin në terren për të monitoruar respektimin e vendimit, por pa një masë konkrete për ndëshkimin e shkelësve.

Me pak fjalë, do të jetë një fushatë “e butë” për të nxitur milanezët të harrojnë cigaren,  të paktën në vendet e konsideruara më të ndjeshme.

Vendimi i miratuar nëntorin për përmirësimin e cilësisë se ajrit duhet të kishte hyrë në fuqi më 1 janar. Pastaj, për arsye administrative, u shty për ne 19 janar.

Por pandemia, zona e kuqe, kriza ekonomike qartazi sugjerojnë një fillim shumë të butë.

Tabelat e informacionit do të vendosen në disa ndalesa të tramvajit dhe në hyrje të zonave kryesore të gjelbra.

Megjithatë, jo nga nesër. Masa, gjithashtu ka një vlerë për ndalimin e duhanpirjes, si dhe mbron mushkëritë e milanezëve.

Cigaret janë vlerësuar si një nga shkaktarët e cilësisë së dobët të ajrit në qytet.

“Së bashku me makinat, ngrohësit, furrat me dru të picerive”, shpjegon komisioneri Marco Granelli.

Pra, ndalesa në parqe dhe në stacionet e autobusëve do të jetë vetëm faza përgatitore për ndalimin absolut të cigareve në natyrë që do të ndërmerret në të gjithë qytetin nga viti 2025.

Ambientalisti i Partisë Demokratike, Carlo Monguzzi, është vetëm gjysmë i kënaqur me rregullin e ri.

“Është e drejtë të ndalosh pirjen e duhanit, shkakton kancer dhe kontribuon 5% në formimin e PM10. Sidoqoftë, është për të ardhur keq që Milano nuk bën si qytetet e tjera në botë dhe siç kërkohet nga kryetari Sala, por në vend të kësaj vendos pirjen e duhanit 10 metra larg, një masë e gabuar dhe plotësisht e pakontrollueshme.”

E megjithatë, ashtu si në çdo vend të botës, edhe në Milano, përparësi kryesore për momentin janë respektimi i vendosjes së maskave dhe distancimi shoqëror.

Ithtarët kundër pirjes së duhanit do duhet të presin për kohë më të mira.

(Kosova Sot Online)