Aleksander Vuçiq: Nëse Prishtina i ndalon vaksinat, do ta gjejmë një mënyrë për t’i futur në Kosovë

  • E.K /
  • 19 January 2021 - 10:50
Aleksander Vuçiq: Nëse Prishtina i ndalon vaksinat, do ta gjejmë një mënyrë për t’i futur në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se ekziston një plan për vaksinimin e serbëve në Kosovë, dhe shtoi se Serbia është e gatshme të ndajë vaksina edhe për popullatën shqiptare, raporton Tanjug.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ekziston një plan i vaksinimit për serbët në Kosovë, Vuçiq tha se shteti po kërkon një “mënyrë hibride” për këtë, që do të thotë se një pjesë e qytetarëve do të vaksinohen në veri të Kosovës, një pjesë në komunën e Rashkës, një pjesë në Vranje dhe Bujanovc, por që ende nuk është gjetur një mënyrë ku qytetarët nga Kosova qendrore do të vaksinoheshin.

“Në çdo rast, një pjesë e veçantë e Ekipit Operacional për Vaksinimin së bashku me Zyrën për Kosovë dhe Metohi do të kujdesen për njerëzit tanë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se Serbia gjithmonë do të gjejë një mënyrë për ta ndihmuar popullin e saj në Kosovë, duke shtuar se kjo “nuk është e lehtë për shkak të politikës që po ndjek Prishtina”.

Sipas Vuçiqit, ndihma që marrin serbët nga vendi i tyre nuk rrezikon askënd, por është pjesë e “çelësit kombëtar”.

“Pasi Kosova është një shtet i pavarur për ta, kështu që është pjesë e Serbisë për ne, ne e bëjmë veçanërisht për shkak të kujdesit për popullin serb që jeton atje dhe që e perceptojnë Kosovën si territorin e tyre”, deklaroi Vuçiç.

I pyetur nëse ai pret që të ketë probleme me shpërndarjen e vaksinave, duke pasur parasysh përvojën e mëparshme kur në Prishtinë paralajmëruan të marrin masa për hyrjen e këtyre vaksinave ilegalisht në Kosovë, Vuçiq u përgjigj shkurtimisht se “politika është një mrekulli” dhe shtoi se “Serbia do ta gjente një mënyrë”.

Ai kujtoi se ata lëshuan një urdhër të kuq nga Prishtina për arrestimin e njerëzve që shpërndanin vaksina, kështu që shtoi se Serbia duhej t’i fshihte ato, si dhe ilaçet dhe vaksinat vetë.

“Nëse ata do të donin t’u jepnin vaksina shqiptarëve, ne do të thoshim ‘në rregull’, por ata donin t’i shkatërronin ato”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se Serbia do ta gjejë një mënyrë për të ndihmuar njerëzit e saj, ashtu si arriti të “mbushë dyqanet me mallra” gjatë taksës 100%. 

(Kosova Sot Online)