Haradinaj: Po të kandidonte për president ndonjë nga familja Jashari, unë nuk do të kandidoja kurrë

  • A.P /
  • 19 January 2021 - 21:52
Haradinaj: Po të kandidonte për president ndonjë nga familja Jashari, unë nuk do të kandidoja kurrë

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njëherësh edhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e kësaj partie, ka deklaruar se pjesëmarrja e ndonjë nga anëtarët e familjes Jashari do nënkuptonte dorëheqje të tij nga ky post.

Haradinaj, ka thënë se përdorimi i emrave nga familja Jashari për pozitën e presidentit më shumë ka qenë keqpërdorim sesa nder ndaj tyre.

“Na si familje e respektojmë në pakufi secilën në atë familje. Me pasë ndodh me kandidu një i tyre kandidat, unë kurrë nuk kisha kandidu. Është keqpërdorë emri i tyre në mënyra të ndryshme, është bërë sa për t’u mbyllur ato kombinatorikat politike”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka këmbëngulur për pozitën e presidentit që prej shkuarjes së Hashim Thaçit, ish-presidentit të Kosovës, në Hagë. Ky i fundit po akuzohet për krime lufte.

Kërkesa e tij për pozitën e presidentit ka qëndruar edhe në nomenklaturën e kaluar, si dhe do jetë edhe në atë të ardhshmen. 


(Kosova Sot Online)