Mbi 100 flamuj e postera rrugës, fshati kosovar bëhet gati për inaugurimin e Bidenit si president

  • E.K /
  • 20 January 2021 - 08:13
Mbi 100 flamuj e postera rrugës, fshati kosovar bëhet gati për inaugurimin e Bidenit si president

Banorët e fshatit Bibaj në Ferizaj tashmë kanë kryer të gjitha përgatitjet që sot të shënojnë simbolikisht inaugurimin e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, në rrugën që mban emrin e djalit të tij të ndjerë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i fshatit, Faton Haxhisalihu, i cili ka njoftuar se do të ketë një organizim rreth orës 10:30, para shkollës së fshatit.

Ai ka bërë të ditur se në këtë organizim do të jenë të pranishëm edhe pjesëtarë të KFOR-it amerikan.

Tashmë në këtë pjesë të fshatit janë vendosur mbi 100 flamuj amerikanë dhe postera, që nga ura e Ferizajt deri tek hyrja në Autostradë.

“Ne si popull shqiptarë do të jemi mirënjohës gjithmonë ndaj popullit amerikanë. Zoti e bekoftë popullin shqiptarë dhe popullin amerikanë”, ka shkruar Haxhisalihu.

(Kosova Sot Online)