Një politikan në Serbi i del në krah kreut të Akademisë serbe që tha se “Kosova s’është e jona”

  • E.K /
  • 20 janar 2021 - 10:00
Një politikan në Serbi i del në krah kreut të Akademisë serbe që tha se “Kosova s’është e jona”

Një grup prej 93 intelektualësh serbë i dërguan një letër të hapur Akademisë serbe të Shkencave dhe Arteve duke kërkuar që kryetari i saj, Vladimir Kostiq të jepte dorëheqje lidhur me deklaratat e tij se “Kosova s’ka qenë dhe s’do të jetë e jona”.

Por në rrjedhën e kritikave e sulmeve të ashpra në drejtim të Kostiqit, atij i ka dalë në krah politikani serb, Nebojsha Zelenoviq.

“Unë mbështes propozimin e kryetarit të Akademisë, Vladimir Kostiq, për fillimin e një debati serioz dhe efektiv për Kosovën. Kërkesa që Kostiq të largohet nga kreu i Akademisë është, në thelb, një ftesë për të shpëtuar nga realiteti dhe për t’iu dorëzuar fatit, të cilën nuk do ta ndikojmë” shkroi Zelenoviq në Twitter.

Kostiq së fundi tha se “dikush duhet t’u thotë këtyre njerëzve se Kosova nuk është më de facto ose de jure në duart tona” dhe se në këtë moment, “e vetmja mençuri politike është se si ta lësh Kosovën me dinjitet”.

Nebojsha Zelenoviq, kryetar i Komunës së Shabacit në Serbi deri në tetor të vitit 2020

(Kosova Sot Online)