Godet analisti i njohur, PDK-ja, me një të katërtën e legjislaturës kandidat të inkriminuar

Godet analisti i njohur, PDK-ja, me një të katërtën e legjislaturës kandidat të inkriminuar

Gani Qarri

  • 20 January 2021 - 07:37

Shkruan: Gani Qarri

Kësaj radhe partitë e tej inkriminuara politike, duke shfrytëzuar heshtjen e habitshme të institucioneve të mbrojtjes së rendit dhe ligjit, kanë shkuar aq larg sa që sfiduan përsëri edhe drejtësinë inekzistente dhe totalisht jo vepruese të Kosovës duke futur në listat zgjedhore, numër të madh kandidatësh për deputet, apo pothuajse një të katërtën e të gjithë legjislaturës, nëse të gjithë ata i fitojnë votat në zgjedhje, ndaj të cilëve ka jo vetëm aktakuza të ngritura por edhe vendime të shpallura ndëshkuese nga gjyqet e vendit.

-Mjerisht Kosova edhe mbi 21 vite pas çlirimit vazhdon të mbetet vendi i befasive për të keq, ku për dallim nga shtetet demokratike të botës së zhvilluar, njerëzit e dënuar dhe të inkriminuar në korrupsion e krim të organizuar, në vend të dënimit dhe përballje me ligjin, ata ngritën lartë e më lartë në pozita partiake dhe poste politike e shtetërore, duke ia imponuar dhunshëm popullit të Kosovës personat me precedencë penale, si përfaqësues "legjitim", përmes keqpërdorimit të ligjit dhe votave të qytetarëve.

Po të përmendet kësaj radhe vetëm PDK, bëmat e të cilës janë më të rënda se të të gjitha partive tjera dhe që nga ardhja e saj aksidentale, para një dekade në pushtet, është dhe mbetet prijatare e të gjitha të këqijave që i kanë ndodhur Kosovës, ajo përveç pazareve më degjeneruese për shitjen e tokave të Kosovës, hajninë, nepotizmin ,korrupsionin dhe krimi i organizuar, për të arritur kulmin sarkazma e saj ironike zgjedhore, në listën e "përzgjedhur" me shumë "kujdes", ajo ka futur edhe Hajdar Beçën i përfolur për përfshirje në kushtëzime me aksione korruptive, jo vetëm në firmën Pastrimi të Gjakovës të transmetuar edhe në emisionin në TV, Xhavit Halitin i akuzuar për marrjen e 8 milion markave dhe keqpërdorimin e parave të fondit "Vendlindja Thërret", Evgjeni Thaçi propaganduese perfide dhe mbështetëse primitive e pa ligjësive të kuislingut të akuzuar për krime lufte Hashim Thaçit, Bajrush Xhemajli i dënuar me 2.6 vjet burg efektiv për mbytjen e një të riu dhe plagosjen e disa tjerëve me makinë, Mërgim Lushtaku gjysmë analfabet tipik dhe djali i Sami Lushtakut i cili blenë nga 50 euro dhe shet nga 5000 euro arin e tokave më të çmueshme të Kosovës etj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".