Në SHBA mbi 400 mijë viktima nga COVID-19

  • G.G /
  • 21 January 2021 - 13:05
Në SHBA mbi 400 mijë viktima nga COVID-19

415 mijë e 894 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e virusit COVID-19 në SHBA.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri tani kanë shënuar numrin më të madh të rasteve të infektuara me COVID-19 në botë.

SHBA radhitet e para në botë me 24 milionë e 998 mijë e 975 raste të infektuara me COVID-19.

Deri tani janë shëruar 14 milionë e 968 mijë e 176 persona, ndërsa raste aktive janë 9 milionë e 614 mijë e 365.

28 mijë e 198 persona raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, deri tani në SHBA janë kryer 291 milionë e 570 mijë e 529 testime kundër COVID-19.

(Kosova Sot Online)