Melania Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë me një veshje 100 mijë dollarë

  • E.K /
  • 21 January 2021 - 15:13
Melania Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë me një veshje 100 mijë dollarë

Harrojeni Melania Trumpin e trishtuar dhe me vështrimin e akullt. Kur mbërriti katër vjet më parë në Shtëpinë e Bardhë, dukej sikur ishte “harruar” nga bashkëshorti teksa ngjiste shkallët për të përshëndetur Obamën.

Tani, atë vend, Melania e la duke buzëqeshur. E veshur kokë e këmbë me te zeza, ish Zonja e Parë u largua nga skena me një veshje që mund t`i ngjasonte vërtet asaj të një funerali, por ishte tejet e kushtueshme. Kombinimi shik, i stilit francez, bëri që të gjithë të kthenin kokat: zonja Trump mbante Chanel, Christian Loubutin dhe Hermes.

E gjithë veshja, kostumi, canta dhe aksesorët llogariten së bashku në 100 mijë dollarë.

(Kosova Sot Online)