Abrashi për sondazhet: Janë të manipuluara

  • A.P /
  • 21 January 2021 - 22:16
Abrashi për sondazhet: Janë të manipuluara

Anëtari i LDK’së, Arban Abrashi ka thënë se nuk iu beson sondazheve të paraqitura nëpër emisione të ndryshme.

Ai ka thënë se sondazhet janë të manipuluara.

“Janë të manipuluara, është luftë speciale”, ka thënë ai.

Tutje Abrashi ka folur edhe për Vjosa Osmanin.

Ai ka thënë se nuk ka mundësi që një parti tjetër të marrë asnjë pjesë të rugovizmit.

“Ajo s’mund ta marr Rugovizmin. Ka pasur edhe parti të tjera në të kaluarën që janë munduar të bëjnë të njëjtën. Por e kemi parë përfundimin. Më vjen mirë që po shkojnë për të bërë nderime te varri i Ibrahim Rugovës”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)