Lexoni edhe:
Komisioni Evropian diskuton për luanin që po mbahet në kafazin e një restoranti në Gjilan
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se kryetari i zyrës për certifikim të partive politike dhe kandidatëve.
Përfaqësuesi i PDK’së, ka thënë se Buleshkaj me një rekomandim të tillë “ka bërë atentat ndaj demokracisë”
“Ju z. Buleshkaj sot me këtë rekomandim kë bërë atentat ndaj demokracisë. Këtë rekomandim po e bëni bazuar në simpati politike”, ka thënë tutje Elshani.
“Cila është arsyeja që e ke ndërru qëndrimin kaq shpejt, a je kërcënu, a të kanë ofru ryshfetë”, ka thënë tutje përfaqësuesi i PDK’së.
“Vendimi yt është sulm kundër demokracisë dhe nuk do t’i shpëtosh përgjegjësisë ligjore. Me këtë vendim po i shkel të gjitha hallkat e shtetit ligjor”, ka potencuar ai.
“ju ftoj që ti kalojmë listat e partive që janë të pastëra”, ka theksuar Elshani.
(Kosova Sot Online)