Kelmendi: Nuk ka islam politik në Kosovë, vetëm parti politike pro ose kundër parimeve islame

  • A.P /
  • 22 janar 2021 - 20:22
Kelmendi: Nuk ka islam politik në Kosovë, vetëm parti politike pro ose kundër parimeve islame

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Klemendi, ka thënë se nuk ekziston termi islam politik, por vetëm parti politike që mbrojnë ose janë kundër parimeve islame.

“Nuk ka islam politik në Kosovë. Ka parti politike që mund të punojnë kundër apo pro parimeve islame. Ne jemi parti politike”, është shprehur Kelmendi.

Tutje, ai sqaroi se disa nga parimet islame për të cilat pretendon se partia e tij punon me to.

“Nuk është parim islam me keqpërdor pozitën. Nuk parim islam një ish-president me marrë pagë të përjetshme. Nuk është parim islam që deputeti të merr pagë 8 fish më të madhe se paga mesatare”, shtoi Kelmendi.

(Kosova Sot Online)