Avdyli u “përzihet” medieve: Më temë u bë kërcënimi i Dakës sesa animi i saj politik

  • S.A /
  • 23 January 2021 - 07:35
Avdyli u “përzihet” medieve: Më temë u bë kërcënimi i Dakës sesa animi i saj politik

Haxhi Avdyli, kandidat në Listën e Vetëvendosjes për deputet, njëherit edhe anëtar i iniciativës qytetare të Vjosa Osmanit, ka orientuar mediet në atë se çfarë duhet të trajtojnë ato.

Avdyli, me anë të ‘Twitter’-it, ka shkruar se mediet duhet të merreshin me, siç e quan ai, animin politik të kryetares së Këshillit Qëndror Zgjedhor (KQZ), Valdete Dakës

“Më temë e mediave u bë kinse kêrcënimi i V.Dakës se sa kërcënimi nga vetë ajo i demokracisë me cenim të Votës së lirë me animin saj politik”, ka shkruar ai në ‘Twitter’. Reagimi i tij vjen pas vendimit të mos-certifikimit të listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë ku është edhe ish-deputeti i LDK’së Haxhiu.

Daka ka vlerësuar se ndihet e kërcënuar nga deklaratat e dhëna ditëve të fundit nga akterë të rëndësishëm të Lëvizjes Vetëvendosje. 

Image

(Kosova Sot Online )