Lypësit e votave dhe të parave ja mësyjnë diasporës, harrojnë se mërgata nuk duhet të gënjehet!

Lypësit e votave dhe të parave ja mësyjnë diasporës, harrojnë se mërgata nuk duhet të gënjehet!
Lypësit e votave dhe të parave ja mësyjnë diasporës, harrojnë se mërgata nuk duhet të gënjehet!

Muhamet Kelmendi

  • 22 January 2021 - 08:00

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Partitë e dinë çka duhet diskutuar dhe premtuar. Nëpër mërgatë, nga kandidatët e tillë, premtohet se to të luftohet krimi dhe korrupsioni, se nuk do të lejohen degjenerime dhe keqpërdorime. Shkohet deri atje që të premtohen mënyra për investime brenda në Kosove nga mërgata. Të tjerët i marrin disa mërgimtar dhe i paraqesin si kandidat etj. Shumë e premtojnë referendumin dhe bashkimin kombëtar. Sa do të korrin sukses varet! Shumë mërgimtar e besojnë këtë propagandë. Të tjerët e dinë se po gënjehet. Por, megjithatë ndihmohet shumë vendi dhe kandidatët e partive politike. Kurdoherë është treguar mërgata e gatshme për të ndihmuar. Edhe tash kështu po vepron.

-Para dhe gjatë fushatës elektorale partitë politike dhe kandidatët përpiqen të organizojnë shtabe zgjedhore, degë e nëndegë, takime etj., brenda vendit dhe në diasporë për të fituar vota dhe mjete financiare për interesat e veta dhe të partisë. Natyrisht se në këtë aktivitet janë më të suksesshme partitë dhe kandidatët profesionistë dhe që dinë se si tërhiqet vota dhe paraja. Këtu shumë pak kanë sukses kandidatët me moral dhe vetëdije demokratike se sa kandidatët e korruptuar. Këta të fundit dinë me u ofruar tek masat, sidomos në mërgim, ku mërgata vuan për vendin dhe popullin e vetë.

Këtej është më e përgatitura LDK dhe PDK. LDK i ka degët dhe nëndegët e veta në tërë vendet ku gjendet mërgata. Dhe, ka arritur që nga viti 1990 të tubojë shuma të mëdha të mjeteve financiare. Këtë tash po e bënë edhe VV dhe PDK. Prapa nuk po mbetet as AAK. Forma e tubimit të mërgatës është shumë e thjeshtë. Morali i mërgatës është shumë i orientuar nga vendlindja. Mërgimtarët vuajnë për vendin dhe kombin. Mjafton që këtu të jesh i përgatitur dhe të futesh me një koncentrim që të përfitosh. Mërgata ka dëshirë ta sheh vendin duke ecur përpara. Ajo e donë Kosovën e pavarur dhe të organizuar mirë. Mërgata vuan për vendlindje. Është kundër korrupsionit dhe për çështje kombëtare, deri te bashkimi i kombit shqiptar.

Këto anë pozitive i njohin partitë dhe kandidatët e ndryshëm. Dhe, kush më shumë e kush më pak i kanë shtuar veprimet e ndryshme në mërgim. PDK dhe AAK janë të vonuara. Ato tash ose pak më herët kanë arritur të krijojnë degët e veta. Ndërsa, LDK dhe VV kanë strukturën e tillë të organizuar. Pra, me këtë, de-fakto, po punohet me të madhe për vota dhe për mjete financiare. Këtu nuk do të kursehen aktivistët e subjekteve politike dhe me siguri do të kenë suksese. Kuptohet se çdo gjë që subjektet politikë me kandidatët e vetë që e propagandojnë është vetëm propagandë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".