Agron Llugaliu me më së shumti pikë për Drejtor të Doganave, britanikët publikojnë rezultatet

  • E.K /
  • 23 January 2021 - 14:54
Agron Llugaliu me më së shumti pikë për Drejtor të Doganave, britanikët publikojnë rezultatet

Dogana e Kosovës është duke vazhduar funksoninin me ushtrues detyre të Drejtorit. Aktualisht këtë pozitë e mban Bajram Rexha, pasi kryeministri Avdullah Hoti kishte shkarkuar nga kjo pozitë Ibrahim Xhakën.

E procesin deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri të Doganave është duke e monitoruar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Në faqen zyrtare kanë publikuar rezultatin e procesit ku Agron Llugaliu prin me 64.5 pikë, i ndjekur pas nga Bahri Berisha me 62. 5 pikë.

Vlerësimi i Ambasadës Britanike

Në pozitat tre dhe katër janë Ekrem Hajdari dhe Bashkim Arifi me më pak pikë.

(Kosova Sot Online)