Paralajmërimi i Arbërie Nagavcit, a mund të jetë kjo ministrja e LVV-së me 5 portofolio?

  • E.K /
  • 25 January 2021 - 09:56
Paralajmërimi i Arbërie Nagavcit, a mund të jetë kjo ministrja e LVV-së me 5 portofolio?

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e ka publikuar një fotografi me bashkëpartiaken e saj, Rozeta Hajdari, ndërsa i është referuar asaj si “ministrja me 5 portofolio”.

Nuk dihet nëse ky është një paralajmërim i Nagavcit se në rast se LVV-ja vjen në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare, atëherë Hajdari do të emërohej sërish ministre e një sërë dikastereve të bashkuara në një ministri, por ajo nuk ka ngurruar që ta quajë atë ministre.

“Me Ministren me 5 portofolio Rozeta Hajdari”, ka shkruar Nagavci në mbishkrimin e fotografisë së saj me ish-ministren.

(Kosova Sot Online)