“Haradinaj nuk ka më vend në politikë”, Time Kadrijaj – Abelard Tahirit: Ty të njeh Drenica mirë

  • E.K /
  • 25 January 2021 - 09:37
“Haradinaj nuk ka më vend në politikë”, Time Kadrijaj – Abelard Tahirit: Ty të njeh Drenica mirë

Ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka reaguar ish-deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit që mbrëmë në  ka thënë se Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nuk kanë më vend në politikë.

Kadrijaj ka thënë se deklarimi i mbrëmshëm ngjason me deklaratat ruso-serbe.

“Deklarimi i mbrëmshëm se Haradinaj nuk ka vend në politikë, ngjasojnë me deklaratat Ruso -Serbe, që për 22 vite nuk u ndalën asnjëherë. Të tilla deklarata, nuk duhen konsideruar fare shqetësuese, nëse merret parasysh kush i ka thënë, dhe Abelard Tahiri është i njohur për të tilla qëndrimesh. Por më 14 Shkurt, edhe zotëria në fjalë do e kuptoj pozitën dhe vlerën e tij politike dhe njerëzore, sepse Drenica e njeh më së mirë”, ka shkruar Time Kadrijaj.

Ndryshe, mbrëmë Abelard Tahiri ka thënë se PDK ka audiencë të madhe e se AAK-së e Nismës iu është zvogëluar audienca.

“Aq shumë iu ka zvogëluar audienca dhe dihet se kur zvogëlohet audienca nuk kanë kujt me i folur. Dihet se kur nuk ke kujt me i folë atëherë nuk ka ndikim. E dimë se PDK ka audiencë të madhe. Por territori i Limajt është zvogëluar aq shumë sa që ai nuk ka më ndikim. Kështu që iu dëshiroj fat të dyve edhe Fatmir Limajt dhe Haradinajt në drejtime tjera pasi në politikë nuk kanë vend më”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)