
Lexoni edhe:
Ankesat e partive për moscertifikim, kur merret vendimi
Një grua me origjinë serbe qëlloi pasagjerët e transportit publik në Mynih, të cilët i kërkuan asaj ta respektonte detyrimin për të mbajtur maskë.
Meqenëse ajo nuk kishte vendosur maskë, një burrë iu afrua 22-vjeçares duke i kërkuar asaj ta vinte masken. Pastaj pasoi një debat verbal i cili u kthye në një përleshje.
Ankesat e partive për moscertifikim, kur merret vendimiLexoni edhe:
Sipas policisë, gruaja e shqelmoi burrin në stomak dhe gjatë përleshjes, ai mori disa gërvishtje në krah. Përveç kësaj, ajo ia këputi zinxhirin dhe i dëmtoi telefonin.
Policia gjermane, e cila u alarmua për shkak të kësaj përleshjeje në transportin publik, veçoi këta dy pasagjerë.
Gjatë përcaktimit të shkakut të situatës, gruaja serbe ofendoi rojet e sigurisë dhe i goditi me shkelma disa herë. Më vonë u mor vesh se ajo kishte qenë e dehur.
Policia ka nisur një hetim për shkaktimin e lëndimeve trupore, fyerjeve, si dhe shkaktimin e dëmeve. Gjithashtu, u ngrit një raport për shkelje të masave kundër koronavirusit, për të cilën ajo do të gjobitet me 250 euro.
(Kosova Sot Online)