Orlando: E ardhmja e vendit varet nga zgjedhjet e lira, kosovarët e meritojnë

  • A.P /
  • 25 January 2021 - 20:57
Orlando: E ardhmja e vendit varet nga zgjedhjet e lira, kosovarët e meritojnë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se partitë politike në Kosovë duhet të veprojnë në mënyrë konstruktive për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Ai tha se e ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe se një gjë të tillë e meriton populli i saj.

“Të gjithë akterët duhet të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe në përputhje me ligjin, duke zëvendësuar gjuhën inflamatore me një bashkëpunim të pjekur dhe një debat të informuar mbi politikat. E ardhmja e vendit varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Populli i Kosovës i meriton ato”, ka shkruar ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)