29-vjeçari shqiptar humb jetën nga Covid-19, nuk kishte sëmundje shoqëruese

  • A.P /
  • 25 January 2021 - 22:55
29-vjeçari shqiptar humb jetën nga Covid-19, nuk kishte sëmundje shoqëruese

Shifrat e ditës së sotme nga Ministria e Shëndetësisë raportuan nëntë persona që humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit.  

Në mesin e viktimave ishte 29-vjeçari, Olsi Skura nga fshati Pishkash i Librazhdit. 



Skura i shtruar prej ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe komplikacionet e sëmundjes së koronavirusit i morën jetën.

Sipas të dhënave, Olsi Skura nuk kishte sëmundje shoqëruese, ndërsa bëhet kështu ndër viktimat më të reja në vend që humb jetën nga Covid-19.


(Kosova Sot Online)