Zyrtari i PDK-së thotë se ‘kërcënimi’ i KQZ’së nga Vjosa Osmani është baraz me vrasjen e anëtarëve të saj

  • E.K /
  • 26 January 2021 - 10:39
Zyrtari i PDK-së thotë se ‘kërcënimi’ i KQZ’së nga Vjosa Osmani është baraz me vrasjen e anëtarëve të saj

Zyrtari i PDK-së, Ilir Gashi që ishte përfaqësues i këtij subjekti në KQZ ka thënë se u.d e presidentit, Vjosa Osmani ka kërcënuar anëtarët e KQZ-së.

Gashi thotë se një gjë e tillë shtë e barabartë me vrasjen e tyre.

Ai shton se Osmani e ka “mbytur” demokracinë.

“Ishte privilegj dhe përgjegjësi t’i takoja një institucioni kushtetues e kredibil siq ishte KQZ. Nderhyrja, shantazhi dhe kërcënimi pa precedan ndaj këtij institucioni në demokraci nga Ushtruesja Osmani, është e barazvlefshme me vrajsen e anëtarëve të saj po të ishte sistem diktatorial nga dora e një diktatori! E ka mbytur demokracinë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)