U konsiderua që nuk i plotëson kriteret, Valbon Krasniqi futet në garë për drejtor të SHSKUK’së

  • E.K /
  • 26 January 2021 - 11:42
U konsiderua që nuk i plotëson kriteret, Valbon Krasniqi futet në garë për drejtor të SHSKUK’së

Valbon Krasniqi nuk i kishte plotësuar fillimisht kriteret për të kandiduar për drejtor të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Në dokumentin që kishte siguruar media, Krasniqi ishte lënë jashtë listës.

Mirëpo, së fundmi ai është futur në garë për pozitën e drejtorit.

Pjesë e garës për pozitën e drejtorit janë pesë doktorë të cilat kanë plotësuar kriteret për të vazhduar më tej konkurrimin. Ata janë: Saudin Maliqi, Gani Halilaj, Driton Ukmata, Basri Lenjani dhe Valbon Krasniqi”.

Në mesin e doktorëve që kanë konkuruar bën pjesë edhe infektologu Valbon Krasniqi i cili aktualisht është ushtrues i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, por që më herët nuk i plotësonte kushtet.

(Kosova Sot Online)